Rama e zbulon nga Holanda: Jemi pranë një zbulimi të madh të gazit dhe të naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operaojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe më investitorë të rinj potencial  për të zgjeruar aktivetët e tyre edhe në vendin tonë.

Rama u shpreh se Holanda është mjaft e pranishme në Shqipëri, ndërsa zbuli se vendi jonë është pranë një zbulimi shumë të madh të gazit dhe naftës që mund të ndryshojë të ardhmen.

“Këtu janë disa prej aktorëve kryesorë të kësaj pranie, në një marrëdhënie shumë të rëndësishme për ne që duam ta thellojmë dhe ta zgjerojmë sa më shumë të jetë e mundur. Kemi edhe kënaqësinë e privilegjin për të pasur në  vendin tonë Shell-in. Kemi shumë shpresë që së shpejti do të mund të ndajmë me opinionin tonë publik dhe pse jo me atë rajonal dhe përtej rajonit një zbulim shumë të rëndësishëm. Shell po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra për momentin por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishme në tokë të gazit dhe naftës që jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjitike të Evropës”, është shprehur Rama. /albeu.com