I riu masakroi me thikë nënën në Fier, arrestohet nga policia

Ka marrë fund arratia për 30-vjeçarin që masakroi me thikë nënën e tij duke e goditur disa herë në qafë, bark dhe kofshë.

Policia ka shoqëtuar në komisaritat shtetasin K.Ç për veprime të mëtejshme, ndërsa nëna e tij është në gjendje kritike për jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion shtesë

Kapet dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier, 30-vjeçari që plagosi nënën e tij me thikë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për plagosjen me thikë të shtetases D. Ç., falë reagimit të menjëhershëm dhe në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja e shtetasit K. Ç., i cili u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Po kryhen veprimet hetimore, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com