Rama e nis ditën në krahët e Lindita Nikollës, ndan foton e veçantë nga Kuvendi (FOTO LAJM)

Në seancën e dytë parlamentare të mbajtur ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipëri zgjodhi Lindita Nikollën për Kryetare, në vend të Gramoz Ruçi.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama e ka nisur ditën me një urim ndaj Nikollës për detyrën e re që do të gëzojë në 4 vitet e ardhshme në qeverinë e re.

Rama shkruan për Nikollën duke e quajtur atë “njeriu i mëncur, kokëulur, e papërtuar dhe mori mbështetjet e të gjithë socialistëve.”

POSTIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES

dhe me një nga ato momente kur politika nxjerr në pah një nga vlerat më të çmuara të fuqisë së vet, duke vlerësuar lart njeriun e mençur, kokëulur, të papërtuar, në këtë rast një grua zonjë si Lindita Nikolla, e cila mori mbështetjen e madhe të të gjithë atyre që dje kishin ardhur t’i respektonin, jo t’i shpërfillnin votuesit e tyre në ditën e parë të punës pas zgjedhjeve, ju uroj një fundjavë të qetë. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 08:47