Ditën e nesërme kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski do të vizitojnë Ukrainën.
Kjo pas ftesës së të enjtes së shkuar të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ndaj kryeministrit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.
Sot, kryeministri Abazoviç ka pranuar ftesën që të vizitojë Kievin ditën e nesërme sëbashku me Edi Ramën dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovaçevskin.
Vizita e 3 kryeministrave është konfirmuar nga mediat malazeze.
Kujtojmë se agresioni rus ndaj Ukrainës ka nisur me datë 24 shkurt të këtij viti dhe që pasoi me një numër të lartë viktimash, qytete të shkatërruara dhe reagimin e shumë shteteve europiane e jo vetëm.
Kryeministri i vendit tonë Edi Rama zhvilloi bisedë telefonike me presidentin Zelenksy me 5 mars duke i komunikuar mbështetjen absolute të Shqipërisë në këtë situatë të vështirë. Më pas me 3 maj Zelensky përmes një video-mesazhi në Kuvendin e Shqipërisë ku shprehu mirënjohjen ndaj vendit tonë për rolin në OKB.