Qytetarët në Tiranë dalin në protestë në mbështetje të Palestinës: Na fal! (FOTO LAJM)

Ndërkohë që Izraeli dhe Palestina janë në lufte prej një jave me qindra viktima deri tani, në Tiranë po zhvillohet një protestë sensibilizuese.

Ditën e sotme dhjetëra qytetarë protestojnë në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin.

Mes të pranishme në shesh kishte dhe shumë të rinj. “Na fal Palestinë që nuk të përgjigjemi dot” ishte thirrja që dominoi protestën.

Një tjetër parrullë ishte “Stop gjenocidit! Lironi Palestinën!”

 


Shtuar 15.05.2021 18:54