Qarkullonte mes Jalës me armë në brez, arrestohet “trimi” nga Tirana (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një të ri në Jalë, banues në Tiranë i cili qarkullonte me armë zjarri.

“Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”…”- njofton policia.

Njoftimi i Policisë: 

Jalë, Himarë

Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit.

Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 11.07.2021 09:26