McGregor pëson dëmtim horror ndaj Porier, detyrohet të dorëzojë ndeshjen (FOTO+VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit, sipas kohës sonë lokale, në Las Vegas u zhvillua ndeshja e tretë në UFC mes Connor McGregorit dhe Porier.

Ky i fundit doli fitues, pasi McGregor pësoi një lëndim të rëndë në fund të rundit të parë dhe nuk arriti të vazhdoj ndeshjen.

Rundi i parë ishte intensiv me dominim të lehtë të Porier. Pak pa përfunduar rundi i parë, McGregor u vetlëndua dhe nuk arriti të vazhdoj më ndeshjen.

Me vendim të jurisë, fitorja i takoj Porierit.

Shtuar 11.07.2021 09:16