Publikohen pamjet pak minuta pasi aktori shqiptar i dha fund jetës së tij dhe të gruas, çfarë thonë fqinjët (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e para, pak minuta pasi aktori shqiptar i dha fund jetës së bashku me gruan.

Ka qenë media amerikane, New York Post, e cila publikoi pamje nga vendngjarja ku humbën jetën Florind dhe Ornela Belliu.

Policia po heton çdo mundësi lidhur me ngjarjen, që deri më tani, duket se është vetë-vrasje. Por efektivët nuk e përjashtojnë mundësinë që Florindi të ketë vrarë bashkëshorten dhe më pas të jetë vetëhedhur edhe ai.

“Ishin një çift i qetë. Çdo ditë i shihja që dilnin bashkë, nuk e menduam se kishin diçka mes tyre”, u shpreh fqinji shqiptar të Florind Belliut.

“Burri mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor që nxiti incidentin”, tha një burim policor për The Post.

“Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten”, thanë fqinjët ndërsa të shtunën ai kishte ditëlindjen.

“Dëgjova një zhurmë, pastaj dola jashtë dhe pashë dy trupa,” tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue.

“Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre”, shtoi ai.