PSG “blindon” Mbappe, mund të largohet nga Parisi vetëm në fund të sezonit

Me performancën e tij në “Katar 2022”, Kylian Mbappe mahniti globin dhe vërtetoi edhe njëherë se është një nga lojtarët më të mirë në Botë.

Megjithatë, e ardhmja e tij tek gjigandët e Paris Saint-Germain ende nuk është e sigurtë, me 24-vjeçarin që prej kohësh do të largohet nga Franca, madje pati dhe aludime se një transferim i “asit” francez, mund të ndodhte që në merkaton e janarit.

Mediat në Francë kanë bërë të ditur se PSG nuk do të lejojë në asnjë mënyrë, një largim të Mbappes në janar, por nuk është mohuar një largim i mundshëm i sulmuesit francez në merkaton e verës, ku Real Madrid e Liverpool janë kandidatët kryesor për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit.


Shtuar 22.12.2022 16:26