Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se koncerti i Kanye West i ka sjellë të mira Shqipërisë, për shkak se kanë ardhur turistë dhe kanë shpenzuar para.
E pyetur nga Ylli Rakipi se përse duhet të paguajë shteti 4.2 mln euro për një koncert privat, Mila tha se duhej ndërhyrja e qeverisë, por paratë nuk janë marrë nga një fond emergjence.
Të lidhura
None found
Ylli Rakipi: Koncerti i Kanye West, si e ndihmon Shqipërinë ky koncert?
Sara Mila: Është ngjarje e madhe sa herë Shqipëria dhe Tirana mirëpret një këngëtar të madh. Nuk ka qenë e thjeshtë më parë. Sa i përket Kanye West, nuk dua të merrem personalisht, nuk jam ndonjë fanse e tij personalisht por kur flasim për një artist të këtij kalibri që e kthen Tiranën në një metropol europian dhe hera e parë që ky këngëtar zgjedh një vend të rajonit, është lajm i madh. Shqipëria ka mikpritur 30 mijë turistë të huaj për këtë koncert. Promovimi shkon shumëfish dhe përtej koncertit. Fakti që shkoi shumë mirë dhe pamjet e Tiranës europiane ishin në të gjithë mediat… Për Shqipërinë nuk është vetëm koncerti, por gjithcka që vjen pas koncertit. Koncerti shkoi shumë mirë është ngjarje e madhe për Shqipërinë.
Ylli Rakipi: Kanye West është një personazh kontrovers, koncertet e tij janë anulluar në shumë vende, ka bërë deklarata anti semite dhe pro Hitlerit. Një person i tillë mund të përmirësojë imazhin e vendit tonë?
Sara Mila: Pikërisht për këto që rendite dhe se Shqipëria nuk lëviz qëndrimin e saj as ndaj Izraelit, nuk e ndryshon mendimet dhe qëndrimet personale të një artisti, lejimin apo jo të koncertit, në një vend që duhet të jetë kaq demokratik. Duhet ta mikpresim për artin e tij. Shqiptarët dhe turistët u kënaqën, ai nuk bëri politikë.
Ylli Rakipi: Pse duhet të paguajnë qytetarët shqiptarë 4.2 mln euro, kur kanë dështuar të shiten biletat për një festival privat?
Sara Mila: Duhet të bënte shteti një ndërhyrje. Kam dëgjuar spekulime se janë marrë para nga fondi i emergjencave. Rezervë dhe emergjencë janë dy gjëra të ndryshme. Të qartësojmë shikuesit dhe opinionbërësit. Nuk është prekur asnjë fond emergjence. Ka një fond rezervë që del në tepri nga çfarë u shpërndahet ministrive dhe quhet fond rezervë.
*Ndërhyn aktivistja Vatnikaj
Sara Mila: Me një person që nuk më përshëndet nuk bisedoj fare.
Sidorela Vatnikaj: Një parlament i delegjitimuar, nuk na përfaqëson, nuk e meritoni t’ju përshëndesim.
Sara Mila: Këta të bëjnë matematikë, të shohin sa i ka sjellë mbrapsht Kanye West buxhetit. Kjo histori është dështim i rradhës i PD, pasi qelbi protestën, merren me Kanye West. Shkojnë aty nuk votojnë Shqipërinë në BE.
