Protestuesit i hedhin zhavorr kryeministrit të Kanadasë gjatë fushatës elektorale (VIDEO)

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me zhavorr nga protestuesit kundër masave anti-Covid, gjatë një ndalese për fushatë elektorale.

Atij iu hodh zhavorr ndërsa po kthehej me autobusin e tij pas një vizite në një fabrikë birre, raporton albeu.com.

Kujtojmë se, Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.

Por fushata e tij nuk ka shkuar edhe aq mirë për shkak të demonstratave kundër masave anti-Covid që kanë shkaktuar shumë zemërim.

Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë pritë eventit./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 17:21