Gareth Bale: Mezi pres ta shoh Ronaldon te Manchester United

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale pret që Cristiano Ronaldo të shkëlqejë te Manchester United.

Portugezi u rikthye në “Old Trafford” pas 12 viteve duke nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Bale që ka luajtur pranë Ronaldos te Reali beson se pesë herë fituesi i Topit të Artë do shkëlqejë në “Old Trafford”.

“Jam i sigurt se do t’ia dal mirë. Ka dëshmuar më herët në Premierligë, andaj e njeh ligën”.

“Ka bërë gjithçka në futboll. Aftësia e golashënuesit nuk do arrihet nga askush, shënon shumë gola. Jam i emocionuar ta shoh, sikurse gjithë të tjerët”, deklaroi ai.

Dyshja se bashku me Karim Benzema arritën të hynë në histori të Real Madrid duke fituar tre herë radhazi Ligën e Kampionëve./


Shtuar 7.09.2021 17:18