Të shtëna me armë në një klub nate në SHBA, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur (VIDEO)

Një incident i tmerrshëm ndodhi në një klub nate në Kansas, SHBA , ku një person i armatosur hapi zjarr, duke vrarë një persona dhe plagosur 5 të tjerë.

Sipas autoriteteve të policisë, autori ishte dëbuar nga klubi, pas një sherri të ashpër në të cilin ishte përfshirë.

Pasi u largua nga klubi, ai u kthye në 00:30 dhe filloi të shtinte me armë në ambinetet e bendshme, duke vrarë një burrë 34-vjeçar .

 

Policia po heton shkaqet që çuan në sherr, ndërsa autori i sulmit është në kërkim.

Sipas përshkrimeve të deritanishme, autori thuhet se është me ngjyrë rreth 20 vjeç .

Autoritetet po kërkojnë informacione të mëtejshme mbi arrestimin e tij, ndërsa mësohet se të plagosura kanë mbetur 5 gra jashtë rrezikut për jetën./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 17:36