Protesta në Tiranë, 5 persona marrin ndihmë mjekësore në urgjencë

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se, pas protestës së zhvilluar sot në Tiranë, në urgjencë po trajtohen 3 protestues dhe 2 efektivë policie.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë personat e marrë në kujdes mjekësor janë të vetëdijshëm dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Të lidhura

None found

Ministria sqaron gjithashtu se protesta nuk ka shkaktuar viktima.