Protesta në Krujë: Kërkesa për dalje në autostradën e re Thumanë-Kashar, shtyn banorët në rrugë

Qytetarë dhe pronarë të bizneseve të Thumanës dhe zonave përreth protestuan sërish sot, kërkuar një hyrje-dalje në autostradën e re Thumanë-Kashar.

Qytetarët, të mbështetur nga deputetja e opozitës Andia Ulliri dhe struktura të tjera të PD, kërkojnë një shpjegim nga shteti dhe institucionet përkatëse për tjetërsimet që janë bërë në këtë projekt, duke përfshirë mungesën e mbi dhe nënkalimeve.

Banorët kërkojnë akses në autostradën që po bëhet e cila përjashton totalisht një rreth prej afro 100.000 banoresh siç është Kruja.

Kjo është e disata herë që ata protestojnë, megjithatë nuk ka asnjë reagim nga ana e institucioneve. Ndërkaq, mbi 1000 biznese rrezikojnë falimentimin me futjen në funksion të kësaj autostrade.


Shtuar 17.02.2024 16:43