Ditën e djeshme, familjet që preken nga projekti “TID”, protestuan përpara bashkisë së Durrësit, ku kërkuan takim me kryebashkiaken Emirjana Sako, por sipas tyre institucioni u ka mbyllur dyert.
Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij.
Të lidhura
Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë dalë sërish duke protestuar para Bashkisë së qytetit.
Sipas protestuesve, ata kërkojnë transparencë dhe shpjegime mbi projektin, i cili rrezikon banesat dhe pronat e tyre.
Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje, ata janë drejtuar autoritetit vendor, duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Para institucionit të bashkisë janë mbledhur dhjetëra banorë, të cilët kërkojnë gjithashtu bashkënbisedim me kryetaren e Bashkisë, Emirjana Sako.

