Sarandë/ U plagos në gjoks pas një konflikti, përfundon në spital 42-vjeçari (EMRI)

Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në lagjen nr. 1 në Sarandë. I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës.

Sipas burimeve spitalore, ai ka marrë plagë në zonën e gjoksit, por gjendja e tij raportohet relativisht e qëndrueshme.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Deri tani, nuk ka informacione zyrtare për autorin apo shkaqet e konfliktit.


Shtuar 13.05.2026 11:01