Për të 73-tën ditë radhazi, qytetarët kanë vijuar aksionin protestues kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.
Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime, ndërsa më pas turma u zhvendos drejt akseve kryesore të Tiranës.
Të lidhura
None found
Marshimi i pandërprerë i qytetarëve në rrugët kryesore solli bllokimin e përkohshëm të qarkullimit, ndërsa pjesëmarrësit përcollën një mesazh të qartë ndaj mazhorancës.
Përgjatë gjithë protestës u dëgjuan në kor thirrjet “Rama jep dorëheqjen!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “Poshtë diktatura!”.
Qytetarët deklarojnë se do ta vazhdojnë aksionin në rrugë deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre dhe largimin nga detyra të kreut të ekzekutivit.
