Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cilësoi negociatorët e Iranit si persona dinakë dhe të pandershëm.
Të lidhura
None found
Në një intervistë, Trump deklaroi se ata pranojnë një marrëveshje, por më pas dalin dhe mohojnë se kanë rënë ndonjëherë dakord. Për këtë arsye, ai i quajti njerëz të pandershëm.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, Irani po përballet me vështirësi të mëdha si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik. Trump shtoi se SHBA-ja kontrollon paratë e Iranit dhe ka kontroll të plotë mbi to, duke e përshkruar veten si bankierin e tyre. Ai tha gjithashtu se inflacioni në Iran është 300% dhe se monedha iraniane është thuajse pa vlerë.
Në të njëjtën kohë, Uashingtoni dhe Teherani kanë shkëmbyer akuza për negociatat e bllokuara lidhur me lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit.
Ndërkaq, në fillim të muajit shtator pritet që Izraeli dhe Libani të nisin një raund të ri bisedimesh. Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi mes palëve do të mbahet në Romë, kryeqytetin e Italisë.
Departamenti amerikan i Shtetit e konfirmoi këtë zhvillim përmes një deklarate, duke bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do ta drejtojnë procesin në rolin e ndërmjetësit.
Bisedimet synojnë ndalimin e luftimeve në territorin libanez, ku forcat izraelite ndërmarrin sulme të herëpashershme ndaj objektivave të Hezbollahut, grupit militant që mbështetet nga Irani.
