Protesta e qytetarëve për largimin e kryeministrit, Rama e pranon: Janë mesazh për qeverinë, por fajin e ka algoritmi

Këtë të mërkurë, në fjalën e tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, kryeministri Edi Rama, ka folur nga Gjermania ka folur për protestat në Tiranë, që prej 32 ditësh mijëra qytetarë dalin në sheshe e rrugë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

Kreu i qeverise e ka cilësuar protestën një mesazh të rëndësishëm për të dhe qeverinë e tij, duke thënë se po përpiqet të kuptojë shqetësimet dhe pritshmëritë e qytetarëve, përtej numrit të pjesëmarrësve.

Të lidhura

None found

Megjithatë, një pjesë të mirë të fjalës ai ia kushtoi kritikës ndaj rrjeteve sociale dhe algoritmeve, që sipas tij e kanë shtrembëruar perceptimin e protestës.

“Shumë prej jush keni dëgjuar për revolucionin e flamingonve, si kryeministër e konsideroj këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe për qeverinë time. Po dëgjoj dhe po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të kuptoj shqetësimet, ankthet dhe shpresat që i sollën njerëzit aty. Qeveria që rresht së dëgjuar, rresht se qeverisuri. Çfarëdo konkluzioni që kemi arritur për vetë çështjes në fakt nuk mund të themi që ka arritje të një gjeje të vlefshme, sepse ka pjesë në transformimin demokratik të Shqipërisë. Kemi jetuar në një kohë kur protesta nuk lejohej dhe marrëveshja ishte e detyrueshme. Erdhëm në një periudhë ku protestat u bënë të rrezikshme. Në të njëjtin bulevard ku flamingot festojnë lirinë kishim njerëz që u vranë, protestues që humbën jetën. Jo shumë kohë më parë”, deklaroi Rama.

Rama argumentoi se protesta online krijoi një version “më të madh, më të thjeshtë dhe më të zemëruar” të demonstratës reale.

“Ajo që dua të them është se pas gjithë kësaj të mire erdhi e keqja, modeli i biznesit, protesta hyri ne makinerinë e amplifikimit algoritmik dhe u shndërrua në arenën e aktorëve dashakeq. Realiteti kërkonte një binjak dixhital, cdo zë u shndërrua në rekomandim, cdo ekzagjerim iu shndërrua në angazhim, cdo reagim emocional u bë një sinjal që platformat të prodhonin edhe më shumë nga e njëjta gjë. Konteksti u zhduk, kompleksiteti u zhduk dhe protesta online nuk po përshkruante protestën por ishte një demonstrim më i madh, më i thjeshtë, më i zemëruar dhe miliona njerëz që nuk kishin vënë këmbën në Shqipëri, nuk përjetuan vetë demonstratën, por interpretimin e algoritmit të kësaj demonstrate dhe realiteti dixhital u bë më ndikues sesa ai fizik. Kjo është e shëmtuara, jo qytetarët, jo protesta, shtrembërimi, zëvendësimi i realiteti përmes optimizmit. Kjo nuk është vetëm një histori shqiptare”, u shpreh Rama.


Shtuar 1.07.2026 14:31

Tags: ,
casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş