Protesta e pazakontë e francezëve pas karantinimit, i dërgojnë kryeministrit të brendshmet

Rritja e rasteve me Covid në Francë ka detyruar qeverinë të ashpërsojë masat por kjo nuk është pritur mirë nga qytetarët. Dyqanet të cilat janë mbyllur, si një masë paraprake për të frenuar përhapjen e Covid kanë zgjedhur t’i dërgojnë kryeministrit Jean Castex të brendshme, një revolte ndaj masave  duke treguar në këtë mënyrë betejat e bizneseve të vogla.

“Të fundit që na kanë mbetur”,  shkruhej në një mesazh në njërën prej pakove drejtuar kryeministrit.

Dyqanet e veshjeve të brendshme të grave janë mbyllur në të gjithë Francën, për shkak të pandemisë. Në bazë të urdhrit të qeverisë, vetëm dyqanet thelbësore do të jenë të hapura por sipas pronarëve që shesin të brendshme edhe ata duhen të jenë pjesë e listës së dyqaneve thelbësore.

Personat që kanë marrë pjesë i përkasin grupit Action Culottee (Cheeky Action), i cili ka një faqe në Facebook ku pronarët e bizneseve kanë postuar letrat e tyre dhe fotot e të brendshmëve përpara se t’i dërgojnë ato në postën e Matignon.

Sipas një letre të shkruar nga njëri prej pronarëve,  tregtia është thelbësore, pavarësisht urdhrit të qeverisë, përfshirë shitjen e mallrave. Ata shpresojnë që përpjekja e tyre do të jetë një përlajmërim  për shumë biznese në Francë.


Shtuar 22.04.2021 15:36