Norvegjia ka firmosur një nga surprizat më të mëdha të Kampionatit Botëror 2026, duke nxjerrë jashtë Brazilin.
Megjithëse brazilianët patën mundësitë më të mira gjatë takimit, ishin norvegjezët ata që siguruan kualifikimin më tej me fitoren 2-1.
Të lidhura
None found
Vetëm pas tre minutash lojë, Patrick Berg dërgoi topin në rrjetë për Norvegjinë, por goli nuk u pranua për shkak të pozitës jashtë loje.
Në minutën e 10-të, Brazili pati shansin ideal për të marrë avantazhin, por Bruno Guimaeres nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë.
Skuadra braziliane ndërtoi edhe disa aksione të mira sulmuese, por si Endrick, ashtu edhe Rayan, nuk ia dolën të konkretizonin nga afërsia.
Në minutën e 79-të, kur pak kush e priste, Norvegjia goditi me një aksion të rrjedhshëm, ku Erling Haaland realizoi me kokë pas një krosimi të Schjelderup për 1-0.
Brazili iu afrua sërish golit në minutën e 86-të, por Casemiro nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.
Më pas, sulmuesi i Man Cityt vulosi gjithçka me një gol të shkëlqyer nga distanca në minutën e 90-të.
Gjithçka që arriti Brazili ishte ngushtimi i rezultatit, teksa Neymar shënoi nga penalltia në minutën e 90+10’, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Casemiro.
Me këtë sukses, Norvegjia siguron vendin në çerekfinale, ku do të ndeshet me fituesin e sfidës Meksikë – Angli.
90+10′ GOLI I NEJMARIT ME PENALLTI: VIDEO
90′ GOLI I DYTË I HALAND: VIDEO
79′ GOLI I HALAND: VIDEO
