Protesta e 8 janarit, nis mbledhja e Kryesisë së PD në selinë blu

Dy ditë pas protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha te selia blu, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë.

Rendi i ditës do të jetë “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithë anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Njoftimi i Bardhit:

Te nderuar anëtarë të Kryesisë,

Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi


Shtuar 10.01.2022 19:10

Tags: