Për të dytën javë radhazi, bien rastet me Covid-19 në Premier League

Rastet me Covid në Premier League, kanë rënë për të dytën javë radhazi dhe janë regjistruar 72 infeksione në shtatë ditët e fundit.

Ndërmjet të hënës, 3 janarit dhe të dielës, 9 janarit, janë kryer 12,973 teste te futbollistët dhe punonjësit e klubeve, nga të cilat 72 rezultuan pozitive.

Të lidhura

None found

Premier League përdor teste ditore të antigjenit dhe përdor  PCR për të konfirmuar rezultatet pozitive. Për të reduktuar infeksionet, pak javë më parë u zbatuan protokolle specifike për këtë situatë, me respektim më të madh të distancës sociale, përdorimin e maskave në natyrë, më shumë analiza dhe reduktim të kohës në trajtime si masazhet, për të reduktuar kontaktet në ambiente të brendshme.

Shpërthimi i rasteve në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e paraqitjes në dhjetor të variantit omicron, ka shkaktuar tashmë shtyrjen e 19 ndeshjeve të Premier League, e fundit prej tyre Everton-Leicester City këtë javë.r.t/albeu.com


Shtuar 10.01.2022 19:25