Sheshi “Skënderbej” ka mbledhur shumë qytetarë në protestën e 30 antiqeveritare, ku pjesëmarrësit kanë shprehur hapur pakënaqësitë e tyre dhe arsyet pse i janë bashkuar tubimit.
Mes tyre, një qytetar tha se ka dalë në protestë për fëmijët e tij, pasi sipas tij nuk sheh asnjë të ardhme. Ai u shpreh se vajza e tij, ndonëse e mirëarsimuar, është e detyruar të bëjë një punë të rëndomtë dhe përballet me shtypje nga eprorët, sepse shteti nuk i ka dhënë asnjë mundësi.
Të lidhura
None found
Po ashtu, ai theksoi se nuk pranon në asnjë mënyrë shitjen e tokave.
“Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organiztata e krimit, me popullin ka hipokrizi.
Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot. Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane.
Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë”, deklaroi ai.
