Pronari mbylli portën: Turisti tenton të ngjitet nga muri për të hyrë në hotel, përfundon në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Elbasan, në një hotel të këtij qyteti.

Një klient ka tentuar të futet me forcë brenda hotelit pasi u kthye vonë, dhe e gjeti derën e jashtme mbyllur.

Ai tentoi që të ngjitej nga muri i jashtëm rrethues mirëpo nuk ka mundur dhe është rrëzuar aksidentalisht.

Burri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, tashmë ndodhet i shtruar në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 12.09.2021 12:04