Shkëputja e ashensorit në Astir, gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga shkëputja e ashensorit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Astir Tiranë.

Sipas policisë nga ky incident I cili fatmirësisht ndaloi në katin tjetër, u plagosën vetëm 2 vajza.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se njëra nga vajzat është dërguar në shtëpi ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se e lënduara, gjendja e së cilës dyshohet se është e rëndë, është shtatzënë. Policia nuk dha detaje mbi identitetin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur  ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 12.09.2021 12:24