Prodhimi bujqësor në 2025 shkon në 9,7 milionë tonë, rriten perimet dhe bimët medicinale, tkurren drithërat, patatet dhe ullinjtë

Gjatë vitit 2025, fermerët shqiptarë realizuan një prodhim bujqësor prej rreth 9,7 milionë tonësh. Të dhënat e INSTAT tregojnë se peshën kryesore e mbajtën perimet, të cilat arritën në 1.4 milionë tonë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 1,5 %. Në këtë grup kulturash, qarqet Fier, Tiranë dhe Berat kontribuojnë me afërsisht 62% të sasisë totale.

Edhe drithërat zënë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, me një volum prej rreth 624 mijë tonësh. Sasinë më të madhe e ka prodhuar Qarku Fier me 144 mijë tonë, i ndjekur nga Elbasani dhe Korça.

Të lidhura

None found

Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, prodhimi i drithërave ka pësuar një rënie të ndjeshme me afro 25.9 mijë tonë.

Në të njëjtën kohë, bimët medicinale kanë shënuar një rritje vjetore prej 10%, ndërsa prodhimi i patates ka rënë me 7 %.

Për sa u përket pemëve frutore, gjatë 2025-s u prodhuan 253 mijë tonë fruta. Nivelet më të larta të prodhimit u regjistruan në Korçë, Elbasan dhe Fier.

Ndërkaq, prodhimi i ullinjve për vitin 2025 arriti në 143.3 mijë tonë, duke shënuar një ulje prej 2,3 % në krahasim me vitin 2024. Qarqet Fier, Elbasan, Berat dhe Vlorë përbëjnë 83,2 % të prodhimit total të ullinjve në Shqipëri, duke mbetur zonat kryesore të kultivimit të kësaj kulture.

Po ashtu, në vend u prodhuan edhe 60 mijë tone agrume, ku 60% e tyre vijnë vetëm nga qarku i Vlorës.


Shtuar 24.06.2026 15:46

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren SitelerjojobetmeritkingGrandpashabetjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetTimebetcasibomgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetmatbetslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetcasibomPadişahbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş