Një valë tensioni përfshiu sallën e Kuvendit teksa ligjvënësit e opozitës zunë foltoren, duke ndaluar vijimin e punimeve. Ngërçi u shfaq menjëherë pasi kryetari i seancës, Niko Peleshi, shpalli mbylljen e diskutimeve procedurale dhe kaloi te radha e prezantimit të relacioneve të maxhorancës dhe opozitës mbi ndarjen e re administrative.
Me përshkallëzimin e situatës, Peleshi u detyrua të thërriste një tjetër pauzë pesëminutëshe për të qetësuar atmosferën.
Të lidhura
None found
Seanca u rifillua pak minuta më vonë dhe debatet filluan, por pa zgjatur shumë. Foltorja u pushtua përsëri, duke sjellë një tjetër ndërprerje të menjëhershme.
Edhe pas një pushimi të ri pesëminutësh, seanca ka rinisur, por deputeti Boçi vijon të mbajë të bllokuar vendin e fjalës, duke e penguar Arbian Maznikun të nisë prezantimin e tij.
