Procedohen penalisht katër infermierë në spitalin e Delvinës

Policia e Delvinës, ka proceduar penalisht 4 infermierë të spitalit të qytetit, pasi shpërdoruan detyrën duke hedhur mbetje spitalore në ambiente të papërshtatshme.

Në kundërshtim me ligjin, infermierët u konstatuan nga një emision investigativ, se hidhnin mbetjet spitalore në ambientet e brendshme të spitalit.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 -vjeç, Sh. G., 39-vjeçe, G. H., 28 -vjeçe dhe A. S., 33 -vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës.

Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 18.01.2024 10:53