Probleme me motorin, rrëzohet avioni Boeing 737

Një aeroplan Boeing 737 që transporton mallra është rrëzuar në brigjet e Hawaii-t, pas problemeve që janë shfaqur në motor.

Sipas Autoritetit Federal të Aviacionit të SHBA (FAA), Garda Bregdetare shpëtoi të dy personat në bord.

Avioni kishte destinacion Honolulunë, por u rrëzua vetëm 2 milje larg Aeroportit Kalaeloa ku tentoi të bënte ulje emergjente.

FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit kanë nisur hetimet.

Ky aeroplan nuk është i njëjtë me ato Boeing 737 Max, pasi fluturimet e tyre janë pezulluar nga autoritetet pas dy përplasjeve fatale të linjës ajrore të pasagjerëve përkatësisht në 2018 dhe 2019./albeu.com

Shtuar 2.07.2021 17:32