Princesha e Uellsit me kancer, Begaj: Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu mbështetjen e tij për Princeshën Kate.

Në një reagim në platformën X, Begaj uroi për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën, duke theksuar forcën dhe hirin që e karakterizon atë.

Të lidhura

None found

“Lutje të sinqerta për një shërim të shpejtë dhe të plotë për Princeshën Kate, shpresojmë ta kalojë këtë sfidë me forcën që e karakterizon”, shkroi ai.

“Duke i dërguar urime të përzemërta për një shërim të shpejtë dhe të plotë Princeshës Kate, le të shkëlqejnë forca dhe hiri juaj përmes kësaj sfide”, shkruan presidenti Begaj.


Shtuar më 23.03.2024 10:22