Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon sot një takim online me qytetarët në lidhje me situatën politike në vend.
Berisha foli për proimaret që do të zhvillohen për kryetarët e bashkive, teksa u shpreh se ditën e hënë do të bëhet gati kuardi ligjor.
“Të hënën Këshilli i PD miraton udhëzimin për zgjedhjen e kryetarët të bashkive sipas primares. Në një kohë të shkurtër do të përpunohet udhëzimi për Këshilltarët, primarët do të kenë të hënë gati kuadrin ligjor. Ngjarje e madhe për PD për të shtrirë pluralitetin brenda PD”, u shpreh Berisha.
Ai foli edhe mbi hapjen e partisë.
“Hapja e partisë është kusht themelor për suksesin e saj. Garantoj se po punohet me intensitet por theksoj se edhe vetë primaret janë një procedurë demokratike me mundësi të mëdha për hapjen e partisë pasi për qytetarët do kenë mundësi të kandidojnë të gjithë ata të cilët e ndjejnë se kanë një projekt, formimin, reputacionin për tu votuar si qytetarë të parë. Por krijohen departamente ku po angazhohen intelektualë, departamentet shumë shpejt do të kenë anëtarët e tyre në diasporë. Hapja ka nisur dhe do të realizohet si kusht për fitore e PD”, tha Berisha./albeu.com/