Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni të premten, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian, sipas një deklarate nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda.
“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki./albeu.com