Premtonte vizë pune në Angli, arrestohet 39-vjeçarja që mashtronte qytetarët

Policia ka vënë në pranga 1 person dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim për shkak se mashtronin njerëz duke u marrë shuma të mëdha lekësh dhe premtuar viza punë për në Angli.

Operacioni “Udhëtimi i sigurt” ka bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçares me iniciale E.T dhe shpalljen në arrestim të dy bashkëpuntorëve të saj E.M dhe J.D.

Të lidhura

None found

Burimet zyrtare bëjnë me dije se këta persona mashtronin njerëz të ndryshëm duke u marrë shumëtë konsiderueshme të ardhurash dhe u premtonin atyre pajisjen me vizë punë për në Angli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Udhëtimi i sigurt”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar, vihet në pranga një shtetase, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Udhëtimi i sigurt”, në kuadër të të cilit bënë ndalimin e shtetases E. T., 39 vjeçe, banuese në Fier.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit me inicialet E. M. dhe J. D. (për arsye hetimore nuk jepen të dhëna të tjera).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mashtronin shtetas të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin për pajisjen me vizë pune për në Mbreterinë e Bashkuar dhe paisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.