Pranoi varësinë ndaj drogës, gazetari shpërthen: Ka plot si unë në media!

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana ka shpërthyer gjatë një intervistë televizive ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t’i fshihej të shkuarës së tij.

“Ka njerëz që shohim në media. Ne kemi fatin që i njohim. Kanë jete paralele me atë që kanë në studio. Unë nuk jam budalla që deklarova se jam përdorues droge 17 vite.

Sepse nuk e fsheh dot historinë tim. Pija heroinë. E kam fituar betejen tim dhe jam këtu. I them personazheve, ik ore futu tek zabeli yt, mos na shit dokra këtu se na lodhët,”-tha ai gjatë intervistës.

Shtuar 13.05.2021 06:05