Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar sërish lidhjet e paligjshme të qeverisë për portin e Durrësit.
Ai u shpreh se nuk do të njohë asnjë vendim, madje shtoi se kryeministri Edi Rama do të mbajë përgjegësi penale në lidhje me këtëaferë.
“Jam sot sërish me një dorëzim të portit më të rëndësishëm të Shqipërisë mafies më të rrezikshme Edi Rama, Vuçiçi pas tij, vëllezërit Kariç janë aksionerët kryesorë të dy kompanive në Beograd, dhe sërish kjo kompani arabe ka tentakulat e saj dhe ka marrë ndërtimin e smart City në Minsk. Ku kompania e Miskit ka për president ndihmësin kryesor të Lukashenkos. Jo vetëm që Rama po ndërton Dubain e tij e familjes së tij në portin e Durrësit, por po e ndërton me grupe të rrezikshme anti – shqiptare si biznesmenët e Bjellorusisë e Beogradit. E vërteta është se në këtë aferë multi milardëshe, kemi të bëjmë me një bashkëpunim të gangsterëve politikë të rajonit me ato të Putinit me Bjellorusi. PD denoncon edhe një herë këtë projekt të Ramës, u bën thirrje durrsakëve të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për të blerë apartamente nga kjo kompani fantazmë, dhe garanton se nuk do të njohë asnjë vendim por do të bëjë përgjegjës penal Ramën për dëmin e tmerrshëm që i ka bërë Ramës me mbylljen e portit kryesor të tij de facto. Të njëjtin fat ka pasur porti i Vlorës. Ai do me cdo kusht të dominojë me interesat familjare mbi atë të shqiptarëve dhe të vendint e kombit”, tha ai.