Populli ukrainas po vuan, OBSH: Gjysmë milioni njerëz kanë nevojë për ndihmë psikologjike

Rreth gjysmë milioni refugjatë që kanë ikur nga lufta në Ukrainë në Poloni kërkojnë mbështetje për çrregullime të shëndetit mendor dhe 30,000 vlerësohet të kenë probleme të rënda të shëndetit mendor, tha të martën përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Poloni, Paloma Cuchi.

OBSH tha se vlerësimi i saj bazohet në vlerësimet për kushtet e shëndetit mendor pas konflikteve të armatosura.

Përveç shqetësimit mendor dhe emocional, problemet kryesore me të cilat përballen refugjatët nga Ukraina në qendrat e pritjes përfshijnë ethe, diarre, hipotermi, infeksione të traktit të sipërm respirator dhe arrest kardiak, sipas OBSH-së.

Të martën, OBSH raportoi se tani ka pasur 62 sulme të verifikuara në vendet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit.

“Kjo është e papranueshme”, shkroi agjencia në Twitter të dielën. “Kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë.”/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 17:37

Tags: ,