Mbappe ende nuk ka nënshkruar me Realin, ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin e PSG

E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet e pasigurt.

Sulmuesi francez, të cilit kontrata me PSG-në i skadon në verë, ende nuk ka nënshkruar kontratë me Real Madridin. Në të njëjtën kohë, klubi madrilen mbetet i bindur se do të nënshkruajë me futbollistin 23-vjeçar.

Media spanjolle El Confidencial shkruan dje se Mbappe është lodhur nga atmosfera në PSG dhe marrëdhënia e tij me presidentin e parisienëve, Nasser Al-Khelaifi është shumë e ftohtë.

Foot Mercato hedh poshtë këtë informacion dhe shkruan se Kilian ka një marrëdhënie të shkëlqyer me një president që e ka mbështetur gjithmonë.

23-vjeçari ka bërë 37 paraqitje për PSG -në në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 14 asistime. /albeu.com/


Shtuar 22.03.2022 17:38

Tags: , ,