Policia i kapi “mat” jashtë orarit policor, tre durrsakët u kthehen me grushte

Policia ka vënë në pranga  3 persona në Durrës ndërsa një biznes është gjobitur për shkak se janë kapur jashtë orës policore të vendosur për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Gjatë kontrolleve, Policia ka konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:

H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit, shtetasin E. P., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Njoftimi i policisë:

Durrës – Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në lagjen nr. 13, Plazh, një lokal të hapur pas orarit të përcaktuar për mbyllje, brenda të cilit ndodheshin disa persona. Shërbimet e Policisë, pasi i kanë kërkuar shtetasve që ndodheshin brenda në lokal, dokumentet e identifikimit, 3 prej tyre nuk kanë pranuar t’i tregojnë, duke i kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit:

H. B., 55 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”; E. B., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” (vëllezër) dhe A. C., 37 vjeç, të tre banues në Durrës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit, shtetasin E. P., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 20.04.2021 10:08