Ceferin e quajti Agnellin gënjeshtar, Perez: Ne nuk duam njerëz që fyejnë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka komentuar deklaratën e fundit të liderit të UEFA-së, Aleksander Ceferin.

Perezi i ka dalë kundër Ceferinit – pasi ky i fundit bëri një deklaratë kundër Andrea Agnellit në lidhje me themelimin e ‘Europen Super League’.

“Ajo që tha Presidenti i UEFA-s, është një fyerje. UEFA duhet të ndryshojë, ne nuk duam një president të tillë që fyen. Ne duam transparencë. Ne duam ndryshim dhe ai le të jetë për të mirë”, ka thënë Perez për ‘El Chiringuito TV’.

Kujtojmë që Ceferin e quajti gënjeshtar presidentin e klubit italian, Juventus – Agnelli.

Lideri i UEFA-s ka dalë kundër themelimit të Superligës europiane, e cila ka në krye dy liderët e klubeve: Real Madrid dhe Juventus, Perez dhe Agnelli.

Shtuar 20.04.2021 10:11