Plagosja në Kavajë, Rama thumbon Bashën: Militant i PD! Ndahu nga Berisha e Meta

Mbrëmjen e djeshme në Kavajë u plagos sekretari i PD dhe sulmi u konsiderua sulm partiak para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Autori i shpallur në kërkim pranoi se nuk është militant i PS duke shtuar se kishte hatërmbetje me kryetarin e PD, Lulzim Basha i cili e quajti atë “socialist” .

Pak minuta më parë reagoi ashpër Rama i cili shkruan se autori është militant i PD dhe i bën thirrje Bashës të ndahet nga Berisha dhe Meta.

REAGIMI I PLOTË: 

Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman! /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.04.2021 10:03