Po luante mbi krevat, bie 4 kate poshtë! Ndërron jetë në 4-vjetorin e lindjes

Një fëmijë i moshës 4 vjeç ka rënë nga krevati ku ishte duke luajtur dhe ka ndërruar jetë.

Fëmija, i identifikuar nga policia si Daniel Galeas, mbushte 4 vjeç, por fatkeqësisht jeta e tij u pre “ende pa nisur”.

Sipas informacioneve nga mediat në Neë York, mjekët shkuan menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan fëmijën në spital. Por me të mbërritur atje, doktorët ja prenë shpresat duke e shpallur të vdekur.

Gjyshja e fëmijës, Maria Rivera tha se Daniel ishte nën kujdesin e tezes së tij 28-vjeçare, ndërsa nëna e tij punonte në Bronx. Në kohën që ndodhi ngjarja e rëndë në apartament ndodheshine dhe vëllezërit dhe motrat e Danielit.

Është e paqartë nëse dikush ishte i pranishëm në dhomën e gjumit kur fëmija ra. Gjyshja e djalit tha se ajo mori një telefonatë nga vajza e saj, tezja e Danielit, duke thënë se ajo mendonte se diçka e keqe kishte ndodhur me nipin e saj kur ajo nuk e pa atë rreth banesës./albeu.com