Po kryente punime në tarracë, humb jetën 65-vjeçari në Tepelenë

Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”.

Sipas policisë shtetasi me iniciale B. Z, ishte duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, nga e cila ka rënë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./albeu.com