Po kalonte në kufi, zbulohet pse u arrestua në Kosovë Noizy

Policia e Kosovës ka shoqëruar mbrëme reperin e njohur shqiptar, Noizy.

Burimet nga policia e Kosovës bëjnë me dije se ndaj Noizyt ekzistonte një urdhër ndalimi nga gjykata për këtë arsye reperi është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

Pas ndalimit, zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatës po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e rajonit të Prishtinës.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion mbi çështjen për të cilën gjykata ka dhënë urdhër ndalimi për reperin Noizy ndërkohë pritet që ngjarja në fjalë të sqarohet në orët në vijim. /albeu.com/

 


Shtuar 16.12.2021 11:10