Ministrja e Ramës thellon skandalin: Mësuesi pedofil nuk u rikthye sot në punë, kjo është e vërteta

Rikthimi në punë i mësuesit të dënuar për ngacmim seksual dhe pedofili, Ëngjell Bregu shkaktoi një zhurmë të madhe në media duke çuar në pushimin e tij nga puna.

Ditën e sotme deputetja Erisa Xhixho ka pyetur në Kuvend Ministren e Arsimit Kushi mbi këtë skandal që çoi në reagim të fortë publik nga instancave të arsimit të vend.

Gjatë fjalës së Kushit në Kuvend u zbulua se skandali rreth punësimit të mësuesit të dënuar me 7 muaj burg për ngacmim seksual ndaj nxënësve është shumë më i madh.

Ministrja zbuloi se mësuesi pas arrestimit dhe kryerjes së dënimit është rikthyer disa herë në punë, dhe është shkëputur vazhdimisht.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se gjykata e cila ka dënuar mësuesin në fjalë nuk ia ka hequr atij të drejtën e punësimit sërish në insitucionet e arsimit dhe nuk ka dhënë asnjë lloj shkrese mbi dënimin e tij.

Pjesë nga fjala e Evis Kushit:

Edhe shqetësimi ynë si ministri ka qënë i lartë dhe reagimi ka qënë shumë Ii shpejtë. Unë e kamë dënuar publiksiht punësimin e këtij mësuesi pasi e besoj fort se persona të tillë nuk duhet të jenë as për 1 orë në ambiente të shkollave.

Personi në fjalë është larguar nga detyra menjëherë, 4 ditë pas lidhjes së kontratës pasi morëm konfirmimin nga gjykata për kryerjen e vepres penale dhe nisëm menjëherë një hetim  administrativ për të gjetur persona përgjegjës të cilët me veprime apo mos veprime kanë lejuar punësimin e tij.

Por si ka qënë procedura, sipas informacione që kemi marrë nga zyra arsimore dhe drejtoria rajonale,  Ëngjëllush Bregu i diplomuar për matematikë fizikë ka filluar punë në 1980 duke vazhduar pa shkëputje për 23 vite punë.

Në 2003 pas ngjarjes së ndodhur në Uznovë ky mësues është proceduar dhe dënuar me 7 muaj burg për vepra të turpshme por gjykata nuk ia ka hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit.

Që në atë kohë drejtoria rajonale duke mos disponuar asnjë vendim për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit e as ndonjë akt e udhëzim e ka rikthyer mësuesin në punë pas dënimit, pra nga viti 2004 në 2009 ku ai është larguar me dëshirë nga puna.

Në 2017 mësuesi ka aplikuar sërish për punë, dhe është punësuar nga 2018 me kontrata të përkohshme, dhe në 2021 -2022 e ka emëruar atë në shkollën 22 tetori në Berat.

Pra mësuesi nuk është rikthyer sot në punë, por ka vazhduar profesionin e tij me periudha të shkurtra kohore me kontratë. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 10:59