Po kalonte kufirin me 20 mijë euro me vete, arrestohet 58 vjeçarja: Nuk i kishte të deklaruara

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht shtetasen Leonora Floku, 58-vjeç, nën akuzën “Mosdeklarim i të hollave në kufi”.

Materialet në ngarkim të saj u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër për, pasi nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijës  në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën një shumë monetare prej 20 mije Euro, të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i sasisë së monedhave.

Shtuar 22.07.2021 08:35