Po “fluturonte” nga shpejtësia, shoferja bën copë makinën e përfundon në spital (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Një shofere mësohet se ka humbur kontrollin e automjetit e për pasojë ka përfunduar në spital.

Burimet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit, në rrugën Elbasan-Librazhd.

Videoja e siguruar nga abcnews.al tregon se si makina tip “Audi” është dëmtuar në pjesën e parme. Policia dhe ambulance gjenden në vendngjarje, ku pritet edhe version zyrtar i policisë. /albeu.com/


Shtuar 23.06.2021 21:24