Plumbi qorr i rrezikon jetën deputetes kosovare natën e Vitin të Ri

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka bërë me dije se është rrezikuar seriozisht nga një plumb qorr gjatë natës së djeshme të Vitit të Ri.

Krasniqi  përmes një postimi në twitter, thotë se një plumb qorr ka depërtuar përmes dritares dhe ka qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj.

Deputetja ka dhënë një mesazh duke thënë se të gjuash një plumb qorr, nuk është kurrë e sigurt.

“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr. Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi në twitter. /


Shtuar 2.01.2022 08:49