Plas gallata tek fletët e votimit: Forca Milan (VIDEO)

Shkrimet e çuditshme në fletët e votimit nuk kanë munguar as në zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit. Në një qendër numërimi është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës.

Numëruesit tregojnë nga kamera fletën e votimit, duke e shpallur të pavlefshme ndërsa numëruesi tjetër qesh dhe lexon ç’ishte shkruar.

“E pavlefshme, çfarë thotë? Forca Milan!,”-dëgjohet në videon e publikuar nga Stacioni në Instagram.

Shtuar 27.04.2021 14:20